Maqedoni
Kuvendi nuk miraton ndryshimet në Ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuele
04.04.2016 17:29
Deputetët kanë hedhur poshtë ndryshimet në Ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuele bazuar në propozimin e ndërmjetësit, Piter Vanhojt...

Bëhet fjalë për amendament të propozuar nga LSDM me kërkesë të shoqatave të gazetarëve dhe organizatave joqeveritare.
Amendamenti parashihte që të bëhen ndryshime në Këshillin Programor të RTVM-së dhe në Këshillin e Agjencisë për Media, si dhe heqjen e taksës radio-difuzive, me qëllim që servisi publik i RTVM-së të financohet vetëm nga buxheti, por ai nuk u mbështet nga shumica e deputetëve.
