Maqedoni

Bejli: Nga zgjedhjet varet mbështetja amerikane

04.04.2016 17:53

Nëse Maqedonia nuk i realizon reformat e nevojshme për zgjedhje kredibile, sundimin e së drejtës dhe lirinë e mediave...

Nëse Maqedonia nuk i realizon reformat e nevojshme për zgjedhje kredibile, sundimin e së drejtës dhe lirinë e mediave, mund të humb përkrahjen e ShBA-ve dhe vendeve tjera anëtare të NATO-s, porositi ambasadori amerikan, Xhes Bejli.
 
Ai këto komente i bëri në shënimin e ditës së NATO-s, me ç’rast theksoi se realizimi i pjesshëm i reformave do të paraqesë porosi të kundërt nga ajo që kërkojnë aleatët në NATO.
 
“Zgjedhjet kredibile, puna e Prokurorisë Speciale, reformat në media dhe sferat tjera së bashku përcjellin porosinë strategjike deri te partnerët e ardhshëm në NATO rreth përkushtimit tuaj ndaj kartës veri-atlantike. Masat gjysmake dërgojnë porosi të kundërta, që mund të rezultojnë me erozion të mbështetjes”- deklaroi ambasadori i ShBA-ve, Xhes Bejli.
 
Po ashtu kontesti me emrin me Greqinë është problem tjetër që duhet zgjidhur, tha Bejli, i cili i pa me pozitivitet kontaktet e fundit mes autoriteteve të Athinës dhe Shkupit.
 
Në këtë kontest janë të gatshëm të ndihmojnë edhe ShBA-të edhe Kombet e Bashkuara, tha ambasadori amerikan.
 
Nëse e tejkalojmë krizën politike në Samitin e NATO-s, në korrik, në Varshavë, presim që të marrim shpërblim, gjegjësisht ftesë për anëtarësim në Aleancë, theksoi kryetari i Këshillit Euroatlantik, Ismet Ramadani. 
 
"Mbetemi në rrugën drejt eurointegrimeve, pa dallim të krizës politike të cilën e kemi. Porosia jonë është që sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë krizë, ndërsa liderët e partive më të mëdha të bëjnë gjithçka që të mbahen zgjedhje korrekte dhe të plotësohet gjithçka që rrjedh nga Marrëveshja e Përzhinës"- tha kryetari i Këshillit Euroatlantik, Ismet Ramadani.
 
Inkuadrimi i Malit të Zi në NATO në mënyrë shtesë do të kontribuojë për stabilitetin e rajonit, u tha me këtë rast.
 
GAZMEND REXHEPI