Botë

Mega-fondi i ri i Arabisë Saudite, aq i madh sa mund të blejë Google, Apple

04.04.2016 19:57

A do të vijë një moment kur nafta do të mbarojë? Këtë e mendojnë Arabia Saudite dhe Kuvajti dhe po marrin disa masa në perspektivë...

Arabia Saudite është duke planifikuar ngritjen e fondit më të madh sovran të investimeve në botë, duke u përgatitur për epokën e post-naftës. Fondi është jo pak por plot 2 trilionë dollarë.
 
Fondi do të krijohet duke shitur asetet e kompanisë së naftës shtetërore Aramco, në kuadër të planit të transformimit të ekonomisë së vendit. Mega fondi është aq i madh sa mund të blejë kompanitë e mëdha amerikane si Apple, Google, Alphabet, Microsoft dhe Berkshire Hathaway.
 
Fondi do të jetë dyfish më i madh se fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë, e cila krahasohet më i madhi në botë deri më tani.
 
Skema e re ka për qëllim për të gjeneruar të ardhura nga shteti, të cilat do të përdoren për investime jashtë vendit në industri të reja si në turizëm etj, me qëllim për të diversikuar ekonominë dhe shmangien e varësisë së vendit nga nafta./Ora News