Botë
Turqi - Deklarata e Erdogan: Nuk ka vend për dialog me kurdët
04.04.2016 22:01
“Nuk ka vend për dialog me kurdët.” Ka qënë kjo deklarata e bërë së fundmi e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan...

“Nuk ka vend për dialog me kurdët.” Ka qënë kjo deklarata e bërë së fundmi e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, e cila pritet ta përshkallëzojë edhe më tej konfliktin e krijuar në rajonin jug-lindor të vendit.
Ai është shprehur se militantët e kësaj etnie duhet që të dorëzohen ose përndryshe do të neutralizohen nga forcat policore dhe ushtarake. Që prej muajit korrik të vitit të shkuar, kohë në të cilën nisën edhe demonstratat, në juglindje të Turqisë kanë humbur jetën mbi 400 ushtarë dhe policë, ndërkohë që viktimat në rradhët e militantëve kurdë i kanë kaluar disa mijë.
Presidenti Rexhep Taip Erdogan është vënë sërish në qëndër të kritikave për shkak të një deklarate të bërë së fundmi, ku është shprehur se qeveria e Ankarasë nuk ka ndërmend që të dialogojë me popullsinë kurde. Sipas tij, militantët e kësaj etnie duhet që të dorëzohen ose përndryshe do të neutralizohen nga forcat policore dhe ushtarake.
Një prononcim i tillë vjen në një kohë ku prej muajsh rajoni jug-lindor i vendit në të cilin jetojnë një numër i madh kurdësh, është përfshirë nga protesta të dhunshme.
Që prej muajit korrik të vitit të shkuar, kohë në të cilën nisën edhe demonstratat, në këtë rajon kanë humbur jetën mbi 400 ushtarë dhe policë, ndërkohë që viktimat në radhët e militantëve i kanë kaluar disa mijë.
Partitë pozitare në vend kanë shprehur gjithashtu shqetësimin se gjatë shkëmbimeve të zjarrit janë vrarë dhe plagosur qytatarë të pafajshëm të cilët nuk kanë asnjë lidhje me konfliktit. Sipas tyre, 500 deri në 1.000 civilë kanë humbur jetën.
Turqia është goditur shpesh herë gjatë muajve të fundit nga shpërthimet kamikaze të cilat janë ndërmarrë nga militantët kurdë. Këta të fundit kërkojnë autonominë e rajonit jug-lindor dhe theksojnë se shkak i veprimeve të tyre janë bërë qëndrimet agresive të qeverisë.
Nga ana tjetër, Presidenti Erdogan i konsideron veprimet e militantëve si akte terroriste por ka hasur në kundërshtinë e ndërkombëtarëve të cilët kërkojnë që qeveria të tregohet më demokratike në raport me pakicat e popullsisë.
