OEMVP vazhdon takimet konsultative me partitë politike rreth platformave ekonomike

05.04.2016 09:14

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon takimet konsultative me partitë politike rreth platformave ekonomike për të identifikuar prioritetet strategjike dhe politikat e nevojshme që duhet zbatuar me qëllim të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend...

Konsultimi fokusohet në çështjet e zhvillimit ekonomik dhe financa që në parim janë sektorë të cilat e mundësojnë zhvillimin adekuat të biznesit në Maqedoni.

Sot me fillim në ora 11:00 në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimorenë në katin e V-të, do të mbahet takimi me përfaqësuesit e Lëvizjes për Reformat ë PDSH-së. (mia.mk)