Zgjedhja e ministrave dhe zëvendësministrave në Qeveri në seancën kuvendore
Propozimi për zgjedhje të anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Propozimi për emërime të zëvendësministrave janë në rend të ditës të seancës së 100-të kuvendore...

Pas përfundimit të seancës së 100-të, Kuvendi do ta mbajë seancën e 98-të në të cilën deputetët do të diskutojnë për propozim-ligjin plotësues për noteriat dhe të ligjit për përmbarim.
Deputetët, siç është paralajmëruar, do të diskutojnë edhe për propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërtim, të Ligjit për rrugë publike, të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor dhe të ligjit për transport në komunikacionin rrugor, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.
Në agjendë janë edhe propozim-ligjet për ndryshime të Ligjit për shpallje të bërthamës së vjetër qytetare të Ohrit për trashëgiminë kulturore me rëndësi të posaçme, të Ligjit për zona zhvillimore turistike, të Ligjit për pyjet, si dhe të Ligjit për tatimin personal dhe të Ligjit për sigurim shëndetësor. (mia.mk)
