Është zhbllokuar rruga VK Bogorodicë – Selanik

05.04.2016 10:21

Para gjysmë ore policia greke e zhbllokoi rrugën ndërkombëtare deri në Selanik, e cila gjatë dy ditëve të kaluara ishte e vërshuar nga refugjatët në kampet pa leje në Idomeni dhe rrethinën e Polikastros...

Barrikadat të cilat ndodheshin dy kilometra në territorin grek sot në mëngjes janë hequr dhe komunikacioni tërësisht është normalizuar edhe në territorin grek. Në vendkalimin "Bogorodicë", nuk pati turma për shkak të bllokadave në rrugën në Greqi, i cili zhvillohej në mënyrëtë reduktuar nëpër rrugë alternative, nëpër fshatra dhe fusha, nëpër të cilat kalonin automjete të lehta, ndërsa kamionët ishin detyruar të presin.

Migrantët ilegal e bllokuan rrugën me kërkesë që të hapet për ta kufiri Maqedoni-Greqi, që është në kundërshtim me marrëveshjen e arritur ndërmjet Brukselit dhe Ankarasë, që filloi të zbatohet prej dje. (mia.mk)