Azerbajxhan, vriten 16 ushtarë në Nagorno-Karabah
16 ushtarë të Azarbajxhanit janë vrarë në luftimet në Nagorno-Karabah, gjatë dy ditëve të kaluara, derisa janë ripërtrirë armiqësitë në këtë konflikt, që zgjatë për më tepër se dy dekada...

Rajoni Nagorno-Klarabah është brenda Azerbajxhanit, por është nën kontroll të armenëve etnikë. Separatisët armenë të mbështetur nga Armenia kanë raportuar për 18 persona të vrarë që prej 2 prillit, kur ka shpërthyer vala e fundit e luftimeve.
Për përshkalllzimin e dhunës, të dy palët e fajësojnë njëra-tjetrën.
“Çdo përgjegjësi për atë që po ndodhë bie në Armeninë, e cila nuk është e interesuar për zgjidhjen e konfliktit dhe nuk e përfillë të drejtën ndërkombëtare”, tha zëvendësministri i jashtëm i Azerbajxhanit, Khalaf Khalafov, gjatë një takimi rajonal në kryeqytetin Baku.
Nëpërmjet një kumtese, separatistët armenë thanë se Azerbajxhani “prej ditës në ditë e rritë kalibrin e armatimit të vet”.
Gjatë ditës së sotme pritet që në Vjenë të takohen të dërguarit e Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Francës, për të diskutuar për luftimet në Nagorno-Karabah.
