Dje në Shkup gjashtë fatkeqësi komunikacioni, janë lënduar katër persona

05.04.2016 13:39

Vozitësi i mopedit është lënduar rëndë, ndërsa tre persona kanë marrë lëndime më të lehta në katër nga gjashtë fatkeqësi komunikacioni janë evidentuar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Dy fatkeqësi janë me pasoja të dëmit material...

Siç informoi për MIA-n inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski nga SPB - Shkup, policia rrugore, ka zbuluar dhe sanksionuar 16 vozitës të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, katër kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga trafiku, tre kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 10 vozitës nuk kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë përdorur telefonin celular.

Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara apo, ndërkaq, kanë kaluar në dritët ë kuqe të semaforit për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm, gjatë ditës së kaluar janë mën januar 59 automjete.

Në pjesën e aktiviteteve preventive, sot do të mbahen punëtori edukative me nxënës të klasave të dyta dhe të katërta në SHF "Aco Shopov", komuna e Butelit dhe SHF "Kongresi i Manastirit", komuna e Çairit.

Me fillim në orën 10:00, ish-të punësuarit në OHIS do tl mbajnë protestë të qetë në bulevardin "Ilinden" para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Me fillim në orën 19:00 në QP "Jane Sandanski" në kuadër të Ligës së parë do të luhet ndeshje basketbollistike ndërmjet MZT Skopje Aerodrom dhe Rabotniçkit. Me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe të sigurtë të komunikacionit, nga policia rrugore do të ndërmerren masa adekuate për sigurim të komunikacionit dhe rikahëzim të komunikacionit. (mia.mk)