LR-PDSh: Nuk ka kushte për zgjedhje më 5 qershor
Kryetari i LR-PDSh-së, Ziadin Sela, vlerëson se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike më 5 qershor...

Ai mbetet skeptik se në këtë garë zgjedhore do të marrin pjesë të gjitha partitë politike, ndërsa theksoi se për t’u përmbushur të gjitha kushtet duhet që të gjithë ata që, sipas tij, kanë shantazhuar dhe kanë keqpërdorur pushtetin, të përfundojnë në burg.
“Për mbajtjen e zgjedhjeve partnerët e koalicionit të BDI-së dhe VMRO-së e kanë marrë shumë më herët se 5 qershori, por ata duhet të zgjedhin, janë të gatshëm të shkojnë vet në zgjedhje apo janë të gatshëm bashkë me gjithë subjektet tjera politike. Në qoftë se shkojnë vet në zgjedhje, e hajrit u qoftë, le të shkojnë, nuk ka asnjë problem, por do të përballen me probleme më të mëdha. Realisht kushte për zgjedhje nuk ka, imagjinoni çfarë po ndodh, pastrimi i listave zgjedhore që po ndodh tani, tendenca është që të pastrohen listat vetëm në zonat ku ka shqiptar”- deklaroi kryetari i LR-PDSh-së, Ziadin Sela.
Sela këto komente i bëri gjatë takimit me përfaqësues të OEMVP-së, ku prezantuan platformën e tyre ekonomike. (Ersan Pajaziti, TVM2)
