Maqedoni

Dita Botërore e Shëndetit, këtë vit shënohet me moton “Ta mundim diabetin”

05.04.2016 15:23

Me moton “Ta mundim diabetin”, këtë vit do të shënohet Dita Botërore e Shëndetit...

Pjesë e këtyre aktiviteteve do të jetë edhe Instituti i Mjekësisë së Punës, nga i cili theksojnë se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se deri në vitin 2030 diabeti si problem i shëndetit publik do të rritet, duke arritur të llogaritet si sëmundja e shtatë në nivel botëror që e ngarkon sistemin shëndetësor dhe shtetet në përgjithësi.
 
“Diabeti është një sëmundje që në përgjithësi ka disa aspekte dhe faktorë të ndryshëm të rrezikshmërisë. Rritja e peshës dhe trashësisë është faktori numër një i rrezikshmërisë për sëmundjet kronike joinfektuese në më shumë shtete . Prandaj si shtet duhet të punojmë në ngritjen e vetëdijes për rrezik, faktorët për diabetin të lidhur me ushqimin, përkatësisht çka konsumojmë dhe sa i kushtojmë rëndësi peshës trupore.”- deklaroi Igor Spirovski nga Instituti i Shëndetit Publik. 
 
“Si shkaktarë të diabetit janë: obeziteti, joaktiviteti fizik i popullatës, prandaj si masa shëruese apo preventive janë aktivitetet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm.”- tha mjeku, Rexhep Shaqiri.
 
Personat e moshuar, e sidomos ata që kanë mbipeshë dhe aktivitet të ulët fizik, e sidomos nëse konsumohen sasi të mëdha të sheqernave dhe yndyrave, mundësia për t’u shfaqur diabeti është e lartë.
 
Vetëm në Maqedonia numri i të prekurve arrin në 120 mijë, prandaj mjekët apelojë për më shumë kujdes ndaj shëndetit.
 
GYLTENE SINANI