Ministria e Shoqërisë Informatike, sallë për 36 shërbime nga 11 institucione, së shpejti të gjitha shërbimet me një sportele

05.04.2016 15:28

Deri në fund të vitit, Ministria e Shoqërisë Informatike planifikon të vendos sportele për 36 shërbime nga 11 institucionet e vendit...

Ndërsa për sallë të shërbimeve publike është marrë hapësirë për 15¬ të sportele në hapësirat e Drejtorisë për Evidenca Amë. Ministrja, Marta Arsovska-Tomovska, theksoi se qëllimi i këtij projekti është që qytetarët e Maqedonisë të mund t’i kryejnë me një vend po thuajse të gjitha shërbimet të cilat ata kërkojnë.

“Ministria e Informatikës pas hapjes së sallës për shërbime publike planifikon edhe formimin e qendrës për shërbime publike. Qytetarët nuk do të drejtohen veç e veç në sportelet e Fondit Pensional apo Fondit Shëndetësor, por ata do të kenë mundësi në cilëndo sportele të marrin cilindo shërbim”- deklaroi ministrja e Informatikës, Marta Arsovska.

Gjithashtu në rrjedhë është edhe katalogu elektronik i shërbimeve, ku deri më tani 44 institucione japin shërbime elektronike, ndërsa 27 institucione nuk japin shërbime elektronike. Konferenca e parë për e-qeveri është vazhdimësi e tre takimeve të mbajtura të IT kuadrit të institucioneve. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)