Maqedoni
Përmbytje në Pakistan, 55 të vdekur, 150 shtëpi të shkatërruara
05.04.2016 15:41
Të paktën 55 persona kanë humbur jetën në Pakistan si pasojë e përmbytjeve dhe pasojave të tjera të motit me reshje të dendura shiu...

Këto pamje janë xhiruar nga banorët lokal dhe siç duket uji ka përmbytur të gjitha shtëpitë në provincën Kiber Paktunkva në veri të Pakistanit.
Jusuf Zia, një zyrtar që merret me menaxhimin e fatkeqësive natyrore në provincë, tha se rreth 150 shtëpi janë shkatërruar totalisht, duke shtuar se ka nisur shpërndarja e ndihmave si batanije dhe veshje për të gjithë të pastrehët.
47 persona humbën jetën në provincën Kiber, kurse tetë të tjerët në provincën e Kashmirit. 37 të tjerë janë plagosur dhe flitet edhe për të humbur. Rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore, duke izoluar shumë zona në veri të vendit.
Sipas Departamentit Meteorologjik, moti me reshje pritej dhe tashmë pritet të prekë edhe verilindjen e vendit, teksa aktualisht vendi më i prekur është Valley Suat, në veriperëndim të kryeqytetit Islamabad.
BELINDA KOKA-ADEMI
