Prokuroria Speciale, përgjimet joligjore janë vepër penale
Prokuroria Speciale edhe një herë ka rikujtuar sot se publikimi në cilëndo formë i materialeve të përgjuara në mënyrë të jashtëligjshme është vepër penale, dhe si e tillë është e dënueshme...

“Neni 151 i Kodit Penal parasheh se secili që në mënyrë të paautorizuar përgjon apo incizon biseda ose deklarata të veçanta me ndihmën e pajisjeve të veçanta, dënohet me burg prej një deri në pesë vjet. Me dënimin e njëjtë do të dënohet edhe personi që keqpërdor ose transmeton deklaratat apo incizimet e bëra në mënyrë të paautorizuar”, përkujtuan edhe një herë sot nga Prokuroria Speciale.
Nga kjo Prokurori u bëjnë thirrje të gjithë personave të prekur nga publikimi i materialeve me biseda private, të cilat u paraqitën në rrjetet sociale, që t’i paraqesin rastet e tilla në afat sa më të shkurtër, në mënyrë që PSP, në kuadër të kompetencave të saj, të fillojë hetimet për këto raste.
Nga PSP u bëjnë thirrje edhe të gjitha subjekteve të cilat posedojnë në mënyrë të paligjshme audio dhe lloj tjetër të bisedimeve midis personave të caktuar, që të njëjtat t’i dorëzojnë në afat sa më të shkurtër të mundshëm deri te kjo Prokurori Publike.
