Botë

ISIS me video të re paralajmëron sulme në Berlin, Romë dhe Londër

05.04.2016 16:49

Mbështetësit e ISIS-it kanë lëshuar një video të re, e cila bën thirrje për sulme terroriste në Londër, Berlin dhe Romë...

Thirrja vjen, ndërkohë, që ka të dhëna se makina propagandistike e grupit terrorist është në krizë.
 
Videoja e titulluar “Luftoni ata! All-llahu i dënon ata me duart tuaja”, i bën thirrje ekstremistëve për të vrarë të pafetë kudo.
 
Duke treguar pamje nga sulmet në Paris dhe në Bruksel, ata i konsiderojnë një mesazh paralajmërues ndaj të gjithë atyre që luftojnë të ashtuquajturin “Shteti Islamik”.
 
Në qoftë se kjo ishte në Paris dje dhe sot në Bruksel, All-llahu e di se ku do të jetë nesër. Ndoshta, ajo do të jetë në Londër, Berlin apo Romë, thotë një transmetues në gjuhën angleze.