Botë

Seri shpërthimesh në Irak, 24 të vdekur, 60 të plagosur

05.04.2016 16:52

Një seri shpërthimesh vetëvrasëse la të paktën 24 vrarë dhe 60 të plagosur në të gjithë Irakun...

Disa nga shpërthimet kishin në shënjestër trupat irakiane dhe ato paraushtarake.

Një shpërthim goditi një pikë kontrolli në verilindje të Bagdadit, ndërsa një tjetër bombë shpërtheu në veri të kryeqytetit në Mashahdeh, ku ndodhej një grup luftëtarësh pro-qeveritarë.

Në jug, një person aktivizoi lëndë shpërthyese në një restorant që frekuentohej nga pjesëtarë të milicisë në qytetin Nasiriyah, ndërsa një tjetër goditi qytetin e Basrës.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por militantët e “Shtetit Islamik” kanë përdorur shpesh shpërthimet vetëvrasëse kundër forcave irakiane të sigurisë.