Maqedoni

KShZ, pritet publikimi i rezultateve nga terreni

05.04.2016 18:04

KShZ pritet të publikojë raportin e të dhënave nga kontrolli në terren i emrave të dyshimtë në listën e zgjedhësve...

Nga ky institucion, deri tani nuk kanë bërë të ditur asgjë në lidhje me rezultatet e kontrollit dhe nëse gjatë kontrollit derë më derë janë detektuar edhe votues fiktiv.

Po ashtu, nuk ka asnjë informacion se çfarë është vendosur për emrat të cilët duhet të verifikoheshin në mënyrë administrative.

Data e fundit për nënshkrimin e zgjedhjeve është 7 prilli, kurse dhjetë deri më pesëmbëdhjetë ditë pas saj, KShZ-ja duhet të publikojë listën zgjedhore për inspektim publik, që nënkupton se e njëjta duhet të jetë e azhurnuar.