Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 98-të

06.04.2016 10:05

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen e 98-të me debat rreth Propozim-ligjit për ndryshim të Ligjit për shpalljen e bërthamës së vjetër të qytetit të Ohrit për trashëgimi kulturore me rëndësi të posaçme, në lexim të parë...

Në rend dite janë edhe Propozim-ligji për ndryshim tlë Ligjit për zonat e zhvilluara turistike, Propozim-ligji për ndryshim dhe p-lotësim të Ligjit për pyjet, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për tatimin personal të të ardhurave, Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për sigurimin shëndetësor dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele mediale, të gjithë në lesim të parë.

Deputetët do ta shqyrtojnë edhe Kërkesën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 111, alinea 4 të Ligjit për nëpunës administrativ, parashtruar nga kryetari i Komunës së Manastirit. (mia.mk)