Agjencia pagesore dhe SHA Ekonomia e ujërave do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim

06.04.2016 10:15

Drejtori ekzekutiv kryesor në SHA Ekonomia e ujërave e Republikës së Maqedonisë, Romeo Trenov dhe drejtoresha e Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, Biljana Vukoviq, sot do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim...

Qëllimi i marrëveshjes është rregullimi i të drejtave dhe obligimeve e dy institucioneve në raport të procedurave për realizimin e investimeve të parashikuara me Masën 124 - Investime në infrastrukturë për zhvillim të bujqësisë nga Programi për përkrahje financiare të zhvillimit rural. (mia.mk)