Spërkatje e parë kundër mushkonjave në Shkup këtë vit
Dezinfektim me aeroplan kundër mushkonjave do të realizohet sot në Shkup, ndërsa nesër do të zbatohet dezinfektimi terestrik...

Qyteti i Shkupit informon se dezinfektimi i parë aerosol (me aeroplan) për këtë vit do të realizohet prej orës 6 deri në orën 12. Do të përfshihen të gjitha vendet moçale, kanalet dhe sipërfaqet ekzistuese të ujit në Shkup dhe rrethinë, si dhe rrjedha e lumit Vardar.
Dezinfektimi i parë për këtë vit, do të realizohet nga ora 9 deri në orën 17. Do t'i përfshijë të gjtiha sipërfaqet ekzistuese të ujit në Shkup (kanale, liqene në parkun e qytetit, liqeni Treska dhe në rrjedhën e lumit Vardar).
Qyteti i Shkupit informon se përderisa kushtet e motit nuk lejojnë, dezinfektim me aeroplan kundër mushkonjave do të bëhet ditën e ardhshme, në kohën e njejtë. Në pajtim me këtë do të bëhet edhe dezinfektimi adekuat tokësor.
Autoritetet e qytetit apelojnë që bletarët me kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve. (mia.mk)
