Në 14 aksidente dje në Shkup, një person ka humbur jetën, ndërsa 11 janë lënduar
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej 14 aksidente trafiku, në të cilin një person e ka humur jetën, ndërsa 11 kanë marrë lëndime trupore...

Siç informoi inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski nga SPB - Shkup, policia rrugore, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionur një numër i madh shkeljesh.
Njëzet e tre shoferë nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, katër kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga trafiku. Tre kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, katër shoferë nuk kanë respektuar rregullën për të drejtë kalimi të këmbësoreve në vendkalime për këmbësore dhe një këmbësor ka kaluar jashtë vendkalimit për këmbësore.
Me ndihmën e automjetit të posaçëm, gjatë ditës së kaluar janë mënjanuar 60 automjete.
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese, sot do të mbahen punëtori edukative me nxënës të klasave të dyta dhe të katërta në SHF "Vera Jociq", komuna e Gazi Babës dhe SHF "Kongresi i Manastirit", komuna e Çairit.
Me fillim në orën 18:00 në Arenën kombëtare "Filipi i Dytë i Maqedonisë" do të luhet ndeshje futbolli ndërmjet KF Vardar dhe KF Rabotniçkit.
Me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe të sigurtë të komunikacionit, nga policia rrugore do të ndërmerren masa adekuate për sigurim të komunikacionit dhe rikahëzim të komunikacionit. (mia.mk)
