Deputeti Milloshoski në konferencë në Hagë
06.04.2016 12:02
Kryetari i Komisionit kuvendor për punë të jashtme Antonio Milloshovski, prej sot e deri më 8 prill të vitit 2016, do të marrë pjesë në Konferencën interparlamentare për politikë të përbashkët të jashtme dhe të siguri në Hagë, Mbretërinë e Holandës...

Siç njoftoi sot Sektori për marrëdhënie me opinionin i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryetarët e Komisioneve për punë të jashtme dhe mbrojtje të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE.
Në Konferencë fjalime do të mbajnë Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të përbashkët të jashtme dhe siguri Frederika Mogerini dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për çështje globale dhe ekonomike, Kristijan Lefler. (mia.mk)
