Rasti “Panama”, firma juridike thotë se ishte viktimë e hakerëve
Njëri nga bashkëthemeluesit e firmës juridike me seli në Panama, që është në qendër të rrjedhjes masive të dokumenteve të njohura si “Letrat e Panamasë”, ka thënë se ishte viktimë e hakerizmit nga jashtë....

Personi, Ramon Fonseca, tha dje se kompania “Mossack Fonseca” ka ushtruar padi penale te prokurorët e Panamasë lidhur me këtë shkelje.
Sipas tij, ka dëshmi se depërtimi i hakerëve ka qenë nga Evropa, por ka refuzuar të paraqesë ndonjë detaj. “Fonseca” tha se firma nuk ka kryer krime “dhe në fund të kësaj stuhie me pluhur ju do të shihni më qartë” dhe se rrjedhja ishte shkelje e privatësisë.
Nga kjo rrjedhje masive e dokumenteve, të publikuara më 3 prill, në mënyrë simulante nga shumë organizata mediale në disa gjuhë janë zbuluar detaje të korporatave jashtë vendit të disa shefave të tashëm dhe të dikurshëm të shteteve dhe personave të tjerë të njohur.
