Aeroporti i Shkupit mes 10-të më të mirave në Evropën Lindore

06.04.2016 13:54

Aeroporti i Shkupit "Aleksandri i Madh", me të cilin operon TAV Maqedoni, është rradhitur mes dhjetë aeroporteve më të mira në Evropën Lindore për vitin 2016...

Këtë mirënjohje, aeroporti i Shkupit e merr vitin e dytë me rradhë nga ana e organizatës britanike "Skajtraks". Çmimet janë ndarë në panairin për shërbime të aeroportit "Passenger Terminal Expo" i paradokohe u mbajt në qytetin gjerman, Këln.

Aeroporti i Shkupit është rradhitur në pozitën e 9-të në top listën e 10-të aeroporteve më të mira në Evropën lindore, në kategorinë - aeroportet më të mira sipas rajonit. Në vend të parë në listë është aeroporti në Budapest, pas së cilit vijojnë aeroportet në Talin, Kiev, Rigë, Beograd, Tbilisi, Sofje, Bratisllavë, Shkup dhe Varnë.

Dhjetë aeroportet më të mira në botë për vitin 2016 janë Çangi në Singapor, Inçeon në Korenë Jugore, Munih, Haneda në Tokio, Hong-Kong, Centrair në Nagoja - Japoni, Cyrih, Hithrou në Londër, Kansai në Japoni dhe Hamad në Doha.

"Kjo është mirënjohje prestigjioze në aviacionin, e cila ndahet çdo vit në konkurrencë të 550 aeroporteve mbarë botën, me ç'rast vlerësohet përvoja e pasagjerëve në shërbime të ndryshme të aeroporteve, siç janë çekinget, arritjet, transferet, shopingu, siguria, e tjerë. Të përqëndruar në aeroportin kryesor në Republikën e Maqedonisë, në TAV Maqedoni jemi përkushtuar në zhvillimin e ekipit të suksesshëm të liderëve dhe i vlerësojmë rolet e rëndësishme, të cilat punonjësit e aeroporteve i kanë në aeroport", thotë Zoran Kërstevski, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Aeroporti i Shkupit muajin e kaluar e fitoi edhe çmimin ASQ (Airport Service Quality) për aeroportin më të mirë në vitin 2015 në Evropë, në kategorinë - aeroportet me më pak se dy milionë pasagjerë. Çmimin e njejtë e fitoi edhe në vitin 2012 dhe 2013.

Vitin e kaluar përfundoi me rritje prej 22 për qind të numrit të tërësishëm të pasagjerëve të dy aeroporteve të Maqedonisë, duke e arritur numrin prej 1.560.381 pasagjerëve. Njëkohësisht, numri i tërësishëm i operacionieve të aviacionit ishte 15.510, me rritje prej 11 për qind në nivel vjetor. Trendi i qarkullimit të rritur vazhdon edhe këtë vit ashtu që në dy muajt  e parë të vitit kanë udhëtuar 219.378 pasagjerë, që është rritje prej 28 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Rritje për 15 për qind ka edhe te fluturimet dhe aterimet.

"Skajtraks" është organizatë hulumtuese e themeluar në vitin 1989 me seli në Londër, Britani të Madhe. Organizata është e specializuar  për zbatimin e hulumtimeve në avioindustrinë përkushtuar përmirësimit të shërbimeve që aviokompanitë dhe aeroportet  ua ofrojnë pasagjerëve nëpër botë. Në gjadhtë vitet e fundit i zbaton hulumtimet  për aviokompanitë më të mira dhe aeroportet në botë. Ndarja e çmimeve të aeroporteve botërore filloi në vitin 1999, kur "Skajtraks" e zbatoi  hulumtimin e parë global për kënaqësinë e udhëtarëve nga aeroportet. Sot, shpërbimi bazohet  në 13,2 milionë anketa të zbatuara dhe pyetësorë, të plotësuara nga pasagjerët e aeroporteve nga 106 kombësi gjatë periudhës së hulumtimit, i cili ka zgjatur nga qershori i vitit 2015 deri në shkurt të vitit 2016. Me hulumtimin ishin përfshirë 550 aeroporte të botës,  ndërsa përmes tij u kontrolluan përvojat e udhëtarëve në shikim të shërbimeve të ndryshme të aeroporteve siç janë, çekingu, arritjet, transferet, shopingu, siguria dhe segmente tjera shërbyese. (mia.mk)