Ejupi e kualifikon Slaven Belupo-n në finale të Kupës së Kroacisë
Slaven Belupo, për të cilët luan sulmuesi shqiptar nga Shkupi, Muzafer Ejupi, ka shënuar sukses të shkëlqyeshëm duke u kualifikuar për në finale të Kupës së Kroacisë...

Skuadra nga Koprivnica ka arritur të shënojë fitore të madhe në shtëpi kundër Rijekës me rezultat 3-0. Dhe, falë golit të parë të shqiptarit Ejupi Slaven Belupo anuloi epërsinë e Rijekës nga sfida e parë (2-1), ndërsa në vazhdim shënuan edhe dy gola të tjerë duke vërtetuar plasmanin në finale.
Me 11 maj ata do të presin fituesin nga gjysmëfinalja e dytë Dinamo-Hajduk.
“Normal që është ndjenjë e mirë të kualifikohesh në finale. Edhe ndjenjë më e mirë është kur eliminon një ekip si Rijeka. Pas nëntë viteve Slaven Belupo përsërit suksesin e vet, kështu që jam i lumtur që jam pjesë e këtij suksesi, dhe se me golin tim kualifikohemi në finale”, ishin fjalët e Ejupit pas përfundimit të ndeshjes, duke shtuar se e kanë pritur këtë sukses.
Ejupi gjatë karrierës së tij ka dy fituar dy kupa, edhe atë me metalurgun dhe vardarin, ndërsa me Shkëndijën e Tetovës ka luajtur në finale.
Gjatë këtij sezoni, ai ka shënuar 14 gola, 12 në kampionat dhe dy në kupën kroate.
