Asociacioni qytetar MOST: KShZ të tregojë a mund të kemi zgjedhje kredibile
Asociacioni qytetar MOST vlerëson se kontrolli në terren i KShZ-së ka mangësi të shumta, që do të ndikojnë në cilësinë e tërë procesit...

Rrethanat në të cilat u zhvillua ky kontroll nuk janë në favor të konstatimit efikas të realitetit dhe nuk ngjallin besueshmëri në të gjithë procesin.
Nga MOST thonë se për këtë kontroll u trajnuan vetëm të punësuarit në zyrat rajonale të KShZ-së, që më pas ua transmetuan njohuritë anketuesve. Praktika e këtillë është e ngjashme me atë, përdoret për zgjedhje dhe e njëjta gjithmonë është kritikuar, sepse rezulton me trajnim të paunifikuar të Këshillit zgjedhor, thonë nga MOST.
“Vendimet e palogjikshme të KShZ-së gjatë periudhës së kaluar, si dhe mungesa e transparencës për rrjedhën e kontrollit në terren kontribuon për spekulime dhe relativizëm, e me këtë kontribuoi në rritjen e mosbesimit në procesin e pastrimit të listës zgjedhore. Konsiderojmë se për shkak të afateve të shkurta kohore, realizimi i kontrollit në terren dhe proceseve lidhur me të po zhvillohen me shpejtësi, gjë e cila bashkë me të gjitha mangësitë të sipërpërmendura në proces do të kenë ndikim negativ në cilësinë e tij dhe me këtë në tërë procesin e pastrimit të listës zgjedhore.”- deklaroi drejtori ekzekutiv i MOST, Darko Aleksov.
Gjatë prezantimit të raportit alarmojnë se në periudhën e fundit ka më shumë raste të regjistruara të shkeljeve se sa dy muaj e gjysmë më parë. Nga MOST alarmojnë edhe për shtimin e presionit ndaj të punësuarve në administratë.
“Të shpeshta janë rastet e përgatitjes së listave të votuesve potencial të VMRO-DPMNE-së në administratë, me çka është rritur edhe numri i votuesve të cilët duhet të dorëzohen, nga 3 në më së shumti 10. Kjo dukuri është vërejtur në 15 komuna, kurse në 18 komuna është vërejtur presion mbi punonjësit në administratë që të marrin pjesë në ngjarje partiake të partisë në pushtet. Presione të këtilla ka pasur edhe mbi personat të cilët janë të punësuar në institucionet publike, persona të cilët do të punësohen dhe persona të cilët duhet t’u bëhet transformimi i marrëdhënies së punës.”- tha Aleksov.
Nga MOST bëjnë thirrje tek KShZ që t’i kumtojë qartë dhe pa mëdyshje opinionit nëse mund të garantojë zgjedhje të besueshme. KShZ kujdeset për ligjshmërinë e përgatitjes dhe realizimit të zgjedhjeve dhe nga MOST përkujtojnë se kjo rëndësi edhe më të madhe marrë parasysh që përbërja e re e KShZ-së është rezultat i një marrëveshjeje që mëton t’i japë fund krizës politike. (Gyltene Sinani, TVM2)
