Maqedoni

IShP: nuk ka rrezik për virusin “Zika” në RM

06.04.2016 15:14

Foshnja 3 muajshe nga Dojrani nuk është prekur nga virusi “Zika”, njoftuan sot nga Instituti i Shëndetit Publik...

Tashmë në Maqedoni janë kthyer edhe analizat negative të konfirmuara edhe nga laboratori i Gjermanisë.
 
“Laboratori përkatës vërtetoi rezultatet që ne veç më i kishim parashikuar . Instituti i Shëndetit Publik ka pasur për qëllim që të vërtetohen rezultatet  dhe ne ekzemplarët i dërguam në laboratorinë përkatëse në Gjermani dhe ato janë konfirmuar si negative për virusin ‘Zik’”- deklaroi Golubina Boshevska nga IShP.
 
Edhe Klinika për fëmijë konfirmoi se te foshnja nga Dojrani nuk ka shenja të virusit “Zika”. Nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se kanë përgatitur fletushka me informacione për këtë virus. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ