Life Style

A do e dallonit rrezikun nëse do ishit duke ecur në këtë pyll?

06.04.2016 16:01

Të njohur për aftësinë e “shkrirjes” së tyre me mjedisin, leopardët konsiderohen si një nga macet e mëdha afrikane më drithëruese dhe të shpejta...

Dy nga grabitqarët qëndrojnë të fshehur në pemët e pyllit në këtë foto.
 
Fotografia është realizuar në Parkun Kombëtar Kruger të Afrikës së Jugut nga Arno Pietersen i cili po kryente rolin e guidës për disa turistë.
Ai shpjegon se si leopardët po fshiheshin nga një hienë që endej poshtë tyre.
 
“Leopardët ngecën në pemë sepse hiena po priste në tokë për ta. Ka shumë konkurencë midis grabitqarëve prandaj hienat përpiqen të vrasin këlqyshët e leopardëve sapo i vjen mundësia”- shprehet 30 vjeçari.
 
Shihni me kujdes, a mund t’i dalloni leopardët në këtë foto?