Maqedoni
Kuçi fillon zyrtarisht punën, angazhohet për hapjen e vendeve të reja të punës
06.04.2016 16:04
Ministri i ri i Ekonomisë, Driton Kuçi, edhe zyrtarisht mbajti fjalimin e tij të parë në gjuhën shqipe...

Ministri i ri i Ekonomisë, Driton Kuçi, edhe zyrtarisht mbajti fjalimin e tij të parë në gjuhën shqipe, duke theksuar se në periudhën që do të udhëheqë me këtë ministri ai do të angazhohet në krijimin e vendeve të reja të punës.
“Edhe pse dhënia e procedurës së këtij procesi, e këtij koncesioni është e përfunduar para mbërritjes sime në këtë pozicion, dua të shtoj se edhe në periudhën e ardhshme do të punojmë në drejtim të shfrytëzimit të potencialit për vende të reja të punës dhe fluks të kapitalit të ri. Trendet pozitive në këtë sektor janë konfirmim se jemi duke ecur në drejtimin e duhur, gjegjësisht në muajin shkurt minierat shënojnë rritje me 7.9% në krahasim me vitin e kaluar.”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.
Fjalimi i ministrit Kuçi u mbajt në Shkup gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për koncesion për eksploatimin e Minierave të Zletovës dhe Toranicës me kompaninë bullgare “Mistroi Holding”.
Në këtë solemnitet ka qenë i pranishëm kryeministri teknik, Dimitriev, si dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Gruevski.
BELINDA KOKA-ADEMI
