Maqedoni
Platforma për rini dhe sport, BDI: Rinia, forca për shtyrjen e proceseve
06.04.2016 16:45
Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi debatin në sferën e politikës sociale, rinisë dhe sportit....

Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi debatin në sferën e politikës sociale, rinisë dhe sportit në kuadër të aktiviteteve të parapara për përgatitjen e versionit përfundimtar të Platformës 2020 për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
“BDI e ka pasur gjithmonë shumë të rëndësishme fushën e punës dhe politikës sociale në Maqedoni, ndaj sot jemi këtu që bashkërisht të diskutojmë tre shtyllat kryesore të kësaj fushe: barazinë sociale, sistemin pensional dhe politikën për punësim.”- deklaroi drejtori i Inspektoratit të Punës, Alajdin Havziu.
“Bashkimi Demokratik për Integrim rininë e konsideron si forcë të madhe motorike për shtytjen tej të proceseve kyçe në vend. Gjeneratat e reja do të jenë në vazhdimësi bartëse të projekteve dhe ideve për një frymë evropiane në vend.”- tha anëtari i Departamentit për Program Zgjedhor-BDI, Artan Spahiu.
“BDI, me një qasje të hapur për formësimin e së ardhmes sonë do të shfaqet me një program, ku do të përfshihen kërkesat e qytetarëve të Maqedonisë.”- theksoi deputetja e BDI-së, Shpresa Hadri.
“BDI do të kontribuojë në vazhdimësi për një rini të shëndetshme, vitale, si dhe për një të ardhme më të mirë për të rinjtë”- u shpreh përfaqësuesja e Sektorit për Rini dhe Sport-BDI, Liridona Vejseli.
BDI, sa i përket politikës sociale si bazë themelore e shtetit, në programin e saj parasheh disa aspekte, edhe atë: barazinë sociale, programin për punësim dhe sistemin pensional, thanë të pranishmit në debat.
