Maqedoni

“Civil”: Zgjedhjet të shtyhen për në shtator, nuk ka kushte

06.04.2016 17:21

Organizatat joqeveritare kërkojnë që zgjedhjet e 5 qershorit të shtyhen për në shtator...

Organizata joqeveritare "Civil" dhe Qendra për Liri në një protestë qytetare para Kuvendit thanë se ende nuk ka kushte për zgjedhje korrekte dhe të besueshme.

"Jemi mbledhur sot që të tregojmë se kërkojmë zgjedhje të lira dhe jo zgjedhje fantome, keqpërdorim të administratës, keqpërdorim të parave tona dhe kërcënime. Duam që zgjedhjet t’i zbatojnë institucionet të cilat janë mbipartiake. Kërkojmë Qeveria të dorëhiqet, sepse edhe ashtu është shkatërruar. Zgjedhjet duhet t’i organizojë një qeveri e cila nuk është e involvuar në krim. Kërkojmë që zgjedhjet të mbahen deri në fund të shtatorit, dhe nëse nuk plotësohen kushtet edhe më vonë. Ndërkohë, të punohet për zbatimin e reformave dhe në gjithçka që është e duhur për zgjedhje fer dhe demokratike."- tha kryetari i "Civil", Xhabir Deralla.