Maqedoni
LSDM: Parlamenti të mblidhet urgjentisht të konstatojë dorëheqjet
06.04.2016 20:27
Lsdm kërkon nga kryeministri Dimirtriev që me urgjencë ti deponojë dorëheqjet e ministrave dhe zv/ministrave të LSDM-së në Parlament...

LSDM opozitare I tërhoqi ligjet të cilat e parshtruara nga ky subjekt politik dhe kërkoi mbledhje urgjente të parlamentit në të cilën duhet të konstatohen dorëheqjet e ministrave dhe zv/ministrat plotësues nga LSDM në Qeveri, ka deklaruar koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Goran Sugarovski.
“Ftoj kryeministrin Emil Dimitriev që me urgjencë ti deponojë dorëheqjet e ministrave në Kuvend, ndërsa kryeparlamentari Veljanovski menjëherë të caktojë séance urgjente dhe të konstatohen dorëheqjet", tha Sugarovski.
Deri tek Kuvendi nga ana e LSDM-së do të arrijë shkresë përmes së cilës do të ketë informatë se të gjitha ligjet e parashtruara nga opozita do të tërhiqen.
Kryeparlamentari Trajko Veljanovski që para ores 20 ka dhënë pauzë për deputetët duke mos komentuar kërkesën e LSDM-së.
Nëse në ndërkohë krerërt e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës nuk marrin një vendim tjetër, atëherë Kuvendi i Republikës do të shpërbëhet në mesnatë.
Partitë në pushtet VMRO DPMNE dhe BDI paraprakisht kanë deklaruar se janë për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor, konform vendimit të 23 shkurtit që e miratoi vetëm shumica parlamentare, ndërkaq partitë opozitare qofshin ato parlamentare apo jashtëparlamentare u deklaruan kundër, pasi vlerësoojnë se ende nuk janë krijuar kushte për zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike.
Megjithatë, përgjegjësia për të deklaruar vlerësimin final nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhje cilësore sipas Marrëveshjes politike të qershorit, i është lënë KSHZ-së.
MERITA GASHI
