Maqedoni
Veljanovski shpërbën parlamentin, zgjedhje më 5 qershor
06.04.2016 23:02
Kryeparlamentari Veljanivski shpërbëhu përbërjen aktuale të Parlamentit në praninë e vetëm 59 deputetëve të VMRO-DPMNE-së...

Kryeparlamentari Veljanivski shpërbëhu përbërjen aktuale të Parlamentit në praninë e vetëm 59 deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe disa deputetë të pavarur. Veljanoski vendimin për zgjedhje të parakohshme pritet ta nënshkruaj më 15 prill, por kjo nuk nënkupton shtyrje të zgjedhjeve.
”Ju falemnderoj për bashkëpunimin dhe për punën e deritanishme në parlamentin e Maqedonisë. Shpresoj se do të shihemi në të ardhmen si kolegë” u tha Velianovski bashkëpartiakëve të tij në sallë që e pritën me ovacione këtë vendim.
Paraprakisht Kuvendi nuk i konstatoi dorëheqjet e ministrave dhe zv/ ministrave të LSDM-së. Dhe meqë Kuvendi u shpërbë sonte , nuk ka asnjë lloj mundësie për shtyrje të datës së zgjedhjeve , pasi një vendim I tillë duhej të merrej në Kuvend.
