LSDM nuk merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit
LSDM vlerëson se nuk janë plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike. Partia e Zaevit është e prerë, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit...

“Për muaj po luftojmë për zgjedhje të lira dhe demokratike , luftojmë të kthehet mënyra një njeri -një votë. Nikolla Gruevski në vazhdimësi e shkelte Marrëveshjen e Përzhinës, presionet vazhdojnë. Nuk heqim dorë nga parimet tona. Ne e mbajmë fjalën. Në emër të demokracisë, LSDM-ja nuk do të merr pjesë në këto zgjedhje. Muajve të kaluar qytetarët dëgjuan se pse VMRO-ja nuk pranonte zgjedhje demokratike. VMRO-ja i shmangej zbatimit të marrëveshjes së Përzhinës me qëllim që të mbrojnë krimin dhe korrupsionin”, deklaroi në pres konferencën e mbrëmshme, lideri I LSDM-së.
Zaev, deklaroi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira atje ku votojnë edhe të vdekurit.
“Nuk mund të ketë zgjedhje të lira pa liri nuk, nuk mund të ket zgjedhje të rregullta atje ku votojnë të vdekurit. Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë pa dallim përkatësisë etnike, fetare që bashkë ta ruajmë demokracinë. Bëhet fjalë për ardhmërinë e Maqedonisë”, tha Zaev.
Zaev për vendimin e tij ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtarë, me të cilin ka qenë në kontakt të pandërprerë gjatë gjithë ditës.
