Shpërbëhet Kuvendi, zgjedhjet më 5 qershor
07.04.2016 09:44
Kryeparlamentari Veljanovski shpërbëri përbërjen aktuale të Parlamentit...

Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe për punën e deritanishme në parlamentin e Maqedonisë. “Shpresoj se do të shihemi në të ardhmen si kolegë”, iu tha Velianovski bashkëpartiakëve të tij në sallën që e pritën me ovacione këtë vendim.
Veljanoski vendimin për zgjedhje të parakohshme pritet ta nënshkruaj më 15 prill, por kjo nuk nënkupton shtyrje të zgjedhjeve. Paraprakisht Kuvendi nuk i konstatoi dorëheqjet e ministrave dhe zëvendësministrave të LSDM-së. Dhe meqë Kuvendi u shpërbë mbrëmë, nuk ka asnjë lloj mundësie për shtyrje të datës së zgjedhjeve, pasi një vendim i tillë duhej të merrej në Kuvend.
