Në 11 aksidente, dje në Shkup, lëndohen 11 persona
Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente, prej të cilave pesë janë me pasojë dëm material dhe katër janë me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë nëntë persona...

Kanë ndodhur edhe dy fatkeqësi me pasojë lëndim të rëndë trupor në të cilat lëndime të rënda trupore kanë marrë dy persona, gjegjësisht një këmbësor dhe një drejtues i mopedit.
Siç njoftoi inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski i SPB - Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga policia e komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së kaluar janë mënjanuar 72 automjete.
Sektori për parandalim në kuadër të Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor do të mbajë leksion komunikacioni me fillim në orën 19 në hapësirat e Stacionit policor me kompetencë të përgjithshme Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë qytetarë dhe pjesëmarrës në komunikacion në cilësinë e drejtuesve të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë apo e kanë shfrytëzuar celularin gjatë drejtimit me automjetin, janë ndalur në udhëkryq, si dhe drejtues të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes.
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në SHF "Vera Jociq", komuna e Gazi Babës dhe SHF "Liman Kaba" vendbanimin Luboten, komuna e Butelit.
Prej orës 9 deri në orën 15 në lumin Treska, më saktë në kanjonin e Matkës do të mbahet Kupa Evropiane në kaike. (mia.mk)
