NATO mund të sjellë vendim për anëtarësim të Malit të Zi në Samitin e Varshavës

07.04.2016 10:58

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbrëmë në Nju-Jork paralajmëroi se Aleanca mund të sjellë vendim për anëtarësimin e Malit të Zi në takimin e ardhshëm të kreut në Varshavë, që do të mbahet më 8 dhe 9 korrik, lajmëroi TASS...

"Tani punojmë në ftesën zyrtare për inkuadrim të Malit të Zi në Aleancë dhe konsideroj se do ta sjellim vendimin që Mali i Zi të bëhet anëtarja e 29-të e NATO-s në takimin tonë të kreut", tha Stoltenberg.

NATO-ja vitin e kaluar në dhjetor solli vendim që ta ftojë Malin e Zi në anëtarësim të plotëfuqishëm. (mia.mk)