Garret për zgjedhjet e 5 Qershorit, të mundshme nëse institucionet kryejnë detyrat
Zgjedhje në 5 qershor mund të ketë nëse institucionet bëjnë punën e tyre, thotë ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garret. Por ai tërheq vëmendjen se për të pasur zgjedhje të besueshme, obligimet e marrëveshjes së Përzhinës duhen përmbushur deri në fund...

Në qoftë se plotësohen kushtet e nevojshme dhe të gjitha institucionet relevante i kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre, atëherë janë të mundshme zgjedhjet e 5 qershorit. Megjithatë, ekzistojnë edhe shumë punë që duhet të realizohen për të pasur zgjedhje kredibile tha dje Garret.
Kanë mbetur mjaft obligime dhe punë deri në zgjedhjet që pasojnë, ndërkaq kanë mbetur edhe 60 ditë dhe unë jam i bindur se nëse të gjithë personat dhe instiucionet i kryejnë detyrat e veta, ka shansa të kemi zgjedhje dinjitoze të cilat do të mbahen më 5 qershor.
Por, në fund gjithçka dëshmohet me pak fjalë, të cilat janë shumë të rëndësishme për Marrëveshjen e Përzhinës, deklaroi Garret.
