Seancë e re gjyqësore për "Lagjen e Trimave"
Në Gjykatën Themelore Shkup 1 sot duhet ta vazhdojë procesin gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për ngjarjet në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë në maj të vitit të kaluar...

Prokuroria i thirri rreth 40 dëshmitarë të mbrojtur. Deri më tani kanë dëshmuar disa prej tyre, ndërsa paraprakisht dëshmitarë ishin disa banorë të "Lagjes së Trimave".
Të akuzuarit ngarkohen për vepra të kryera penale "organizim terrorist" dhe "terrorizëm".
Më 7 dhjetor të vitit të kaluar të gjithë 29 personat e akuzuar për terrorizëm para Këshillit për Gjykatës të Gjykatës Themelore Shkup 1 u deklaruan se nuk ndjehen fajtor për veprën "terrorizëm".
Më 9 dhe 10 maj 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të posaçme të MPB-së si dhe dhjetë persona të grupit të armatosur ndërsa u plagosën rëndë edhe katërmbëdhjetë policë.
Për shkak të procesit gjyqësor rreth Gjykatës dhe rreth rrugëve përreth ka forca të shtuara policore, ndërsa mbi zonë fluturon edhe një helikopter i policisë. (mia.mk)
