Ministri i drejtësisë Xhaferi, takon zv.prokurorin Ferat Elezi
07.04.2016 12:06
Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi sot realizoi takimin e parë me zëvendës prokurorin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë Ferat Elezi...

Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi dhe zëvendës prokurori Ferat Elezi biseduan për bashkpunimin ndërmjet dy institucioneve si dhe detyrat që duhet të realizohen në të ardhmen.
Me ndryshimin e Rregullores për sistematizim në Prokurorinë Publike të RM për herë të parë që nga themelimi i kësaj prokurorie në vitin 1945 , është zgjedhur një shqiptar si zëvendës prokurori i parë në Republikën e Maqedonisë.
