Panamaja formon komision për hetimin e praktikës financiare

07.04.2016 12:46

Presidenti i Panamasë, Huan Karlos Varela, paralajmëroi se Qeveria do të formojë komision të pavarur për hetimin e praktikës financiare të vendit...

Presidenti i Panamasë, Huan Karlos Varela, paralajmëroi se Qeveria do të formojë komision të pavarur për hetimin e praktikës financiare të vendit, pasi në opinion rrjedhën informata të ndërmarrjes avokate panameze "Mosak Foneska" me emra të liderëve botërorë dhe persona të njohur, të cilët kanë fshehur të holla në "radhët tatimore".

"Qeveria e Panamasë përmes Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme do të formojë komision të pavarur nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për ta vlerësuar praktikën tonë të tanishme dhe të propozojë miratimin e masave, që do t’i ndajmë me vendet tjera për përforcimin e transparencës të sistemeve financiare dhe juridike", deklaroi Varela.

"Dokumentet e Panamasë" tregojnë se mbi 500 banka, filialet e veta dhe ekspoziturat kanë regjistruar afro 15.600 “ofshop” kompani përmes ndërmarrjes "Mosak Foneks", ndërsa pjesa më e madhe prej tyre janë formuar në vitin 1990, theksohet në faqen e Konzorciumit ndërkombëtar të gazetarëve hulumtues.