Futboll

Wolfsburg trondit Realin, Manchester City befason PSG

07.04.2016 14:51

UEFA Champions League ka ofruar dy përballje spektakolare këtë te mërkurë ne mbrëmje ne takimet e radhës çerekfinale...

Spikati mbi të gjitha humbja 2 me 0 e Real Madrid në fushën e Volfsburg.   Një disfatë e rende e skuadrës madrilène, e cila duket sikur e kishte marrë më lehte sesa pritej përballjen me gjermanet.

Volfsburg fitoi falë një futbolli të thjeshte, por tepër efikas sidomos në kundërsulm. I vetmi moment kur Reali realisht iu afrua golit ishte ai i minutës së 14 me Benzema, por Benaljo beri mrekullinë.

4 minuta më vonë një faull i Kasemiros në zonë kundër Shyrles i dha mundësinë vendasve të ekzekutojnë një 11-metersh me Rikardo Rodriges, i cili zhbllokoi rezultatin.

7 minuta më vonë një aksion model i gjermaneve me Draksel dhe Bruno Henriken bëri që Arnold të shënonte golin e dytë.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi me, dhe Volfsburg shkon ne “Bernabeu” të martën e ardhshme me një rezultat të favorshëm. Emocione, gola dhe spektakël edhe në supersfiden e “Park de Prins” ku PSG dhe Mançester City janë ndalur në një barazim 2 me 2 në aktin e parë të këtij çifti.

Një rezultat qe sigurisht favorizon më shumë skuadrën angleze që do të provojë të arrijë për herë të parë në gjysmëfinalet e Champions League.

Sa i takon kronikes, Ibrahimovic humbi nje 11-meresgh që në minutën e 14 për vendasit, të cilët u tronditen më tej në të 38 nga goli i De Brojnes. Megjithatë Ibrahimovic shleu gabimin personal dhe 3 minuta më vonë barazoi shifrat.

Në minutën e 59 vendasit madje përmbysen rezultatin me golin e Rabiot, por një gol i Fernandinjos në të 72, bën që anglezet të luajnë të martën e ardhshme në shtëpi me një avantazh më të madh.