Botë

“Letrat e Panamasë”, Poroshenko mbron veten: Nuk iu shmanga tatimeve

07.04.2016 15:02

Panamaja do të formojë komision të pavarur për hetimin e praktikës financiare të vendit...

Panamaja do të formojë komision të pavarur për hetimin e praktikës financiare të vendit, pasi në opinion rrjedhën informata të Ndërmarrjes avokate panameze "Mosak Foneska" me emra të liderëve botërorë dhe persona të njohur, të cilët kanë fshehur të holla në "radhët tatimore".
 
"Dokumentet e Panamasë" tregojnë se mbi 500 banka, filialet e veta dhe ekspoziturat kanë regjistruar afro 15.600 ofshop kompani përmes ndërmarrjes "Mosak Foneks", ndërsa pjesa më e madhe prej tyre janë formuar në vitin 1990, theksohet në faqen e Konzorciumit ndërkombëtar të gazetarëve hulumtues. Shumë vende janë vënë në lëvizje, duke nisur hetime për abuzime të mundshme financiare nga të pasurit e të pushtetshmit pas daljes në dritë të më shumë se 11 milionë dokumenteve.
 
Zbulimet kanë shkaktuar edhe reagime politike në disa shtete, ku janë përfshirë personazhe të profilit të lartë. Në Islandë për të tretën ditë me radhë vazhduan protestat.
 
Presidenti islandez dekretoi Sigurdur Ingi Johanson si kryeministër të ri të vendit, ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme janë paralajmëruar për vjeshtën e këtij viti.
 
Ish kryeministri , Sigmundur Gunlaugson, akuzohet për fshehjen e aseteve familjare prej miliona dollarësh. Ai  deklaron se rregullat nuk janë shkelur dhe se gruaja e tij nuk kishte përfituar financiarisht. 
 
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se një kompani jashtë vendit, e ngritur për biznesin e tij të karameleve, ishte një hap i domosdoshëm për të vënë pasurinë e tij në një aranzhim financiar, që kur ai u bë president i vendit në vitin 2014.
 
Poroshenko insiston se rasti i tij dallon prej atij të Rusisë ose Islandës dhe se kompania e tij nuk ishte krijuar për t’iu shmangur tatimeve. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)