Botë

Holanda hedh poshtë marrëveshjen BE-Ukrainë në referendum

07.04.2016 16:19

Votuesit në Holandë hodhën poshtë me votë në referendum marrëveshjen e partneritetit të Bashkimit Europian për të për të hequr barrierat tregtare me Ukrainën...

Pjesëmarrja ishte e ulët, me 32.2%, por e kaloi pragun prej 30% në mënyrë që referenumi të ishte i vlefshëm.
 
Marrëveshja u refuzua nga 61.1% e votuesve krahasuar me 38.1% që ishte në favor.
 
Kryeministri Mark Rutte tha se Qeveria mund të rishikojë marrëveshjen, edhe pse vota e referendumit nuk ka vlerë detyruese.
 
“Pikëpamja ime është se nëse pjesëmarrja është më shumë se 30%, me një fitore të tillë për kampin kundër, ratifikimi nuk mund të shkojë përpara pa diskutim,” tha Rutte në një reagim televiziv.
Kurse Presidenti ukrainas Petro Poroshenko këmbënguli se vendi i tij do të “vazhdojë lëvizjen drejt BE-së”.
 
“Ne duhet të marrim në konsideratë referndumin edhe pse sipas Kushtetutës së Holandës, vota ka vlerë vetëm konsultative.  Ne po presim vendimin e Qeverisë dhe të Parlamentit holandez, por në të gjitha rrethanat ne do të vazhdojmë zbatimin e marrëveshjes se asociimit me Bashkimin Europian, përfshirë edhe marrëveshjen tregtisë së lire”, tha Poroshenko në një prononcim nga Tokio.
 
Votimi është parë gjerësisht në Holandë si një provë e opinionit publik drejt BE-së dhe erdhi pas një peticioni online nga aktivistët euroskeptike, i cili u nënshkrua nga më shumë se shumë 400 mijë persona.
 
Por ky rezultat ka vënë në vështirësi Qeverinë holandeze, pasi Parlamenti miratoi marrëveshjen e asocimit të BE me Ukrainën vitin e kaluar.
 
Shqetësimi rritet më shumë për Qeverinë holandeze, e cila aktualisht mban Presidencën e BE.
 
Të 27 shtetet anëtare të BE-së kanë ratifikuar marrëveshjen.