Maqedoni

Shqipëri, përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend

07.04.2016 18:02

Salla e Parlamentit të Shqipërisë është përfshirë sot nga debate të ashpra deri në konfrontime fizike...

Deputetët demokratë, Edi Paloka e Roland Keta, kanë tentuar të godasin deputetin socialist, Erjon Braçe, pasi ky i fundit ka fyer rëndë deputetin demokrat, Sali Berisha.
 
Reagimi i Braçes erdhi pasi Berisha foli për disa afera të qeverisë Rama.
 
Opozita kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për shkak të fjalorit fyes të përsëritur nga ana e deputetit Braçe.
 
LULJETA NDOKA