Botë

Terrorizmi - Suedi, pranga 20-vjeçarit, po përgatiste një sulm kamikaz

07.04.2016 19:32

Një 20-vjeçar nga Suedia u dënua për terrorizëm, me akuzën se donte të ndërtonte një bombë me të cilën do të kryente një sulm kamikaz në vend...

Prokuroria ka bërë të ditur se 20-vjeçari donte t’i bashkohej Shtetit Islamik në Siri.
 
Ai u arrestua në Turqi qershorin e kaluar dhe u ridërgua në Suedi.
 
“Aksioni kriminal që po përgatitej mund ta kishte goditur rëndë Suedinë”, deklaroi prokurori Evamari Haggkvist.