Në Shkup dje 16 aksidente, 12 persona janë lënduar, karrotreci ka larguar 46 automjete

08.04.2016 09:48

Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej 16 aksidente, prej të cilave pesë janë me pasojë dëm material dhe tetë janë me pasojë lëndime, në të cilat më lehtë janë lënduar nëntë persona...

Kanë ndodhur edhe tre fatkeqësi me pasojë lëndim të rëndë, në të cilat rëndë janë lënduar tre persona, informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Velanoski nga SPB-Shkup.

Gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga policia e komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.

Pesëmbëdhjetë shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe ata janë përjashtuar nga komunikacioni. Katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe gjashtë shoferë gjatë vozitjes së automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 46 automjete.

Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në SHF  "Aleksandar Urdarevski", e cila gjendet në rajonin e komunës Çuçer-Sandevo dhe në Shkollën fillore rajonale në vendbanimin Bllacë. (mia.mk)