Sot bëhet inaugurimi i Hashim Thaçit president
08.04.2016 10:18
Sot në ora 11:00 bëhet inaugurimi i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi...

Për të marrë pjesë në ceremoninë e Hashim Thaçit për president, siç njofton "Telegrafi", janë shpërndarë rreth 1.300 ftesa, ndërsa pjesëmarrjen deri tani e kanë konfirmuar mbi një mijë të ftuar.
Presidentë, kryeministra, ministra e ambasadorë të vendeve mike të Kosovës, do të jenë sot në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë.
Thaçi, dje bëri betimin si president para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
