Siri: Kryengritësit e moderuar e marrin një qytet nga IS-i

08.04.2016 11:16

Forcat e moderuara kryengritëse në Siri e kanë marrë kontrollin në një qytet strategjik në pjesën veriore të këtij vendi, nga militantët e Shtetit Islamik (IS)...

Observatori Sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që e ka rrjetin e vëzhguesve brenda Sirisë, njoftoi se kryengritësit e moderuar, që luftojnë nën flamurin e Ushtrisë së re të Sirisë, e kanë marrë kontrollin ndaj qytetit al-Rai, pas përleshjeve të ashpra me militantët e Shtetit Islamik, gjatë ditës së djeshme.

Rënia e këtij qyteti është nxitje për kryengritësit, derisa ata po luftojnë për marrjen e kontrollit në qytetin e ndarë Alepo.

Marrja e kontrollit në qytetin al-Rai, pas disa ditëve të luftimeve të rënda, po ashtu, e siguron një linjë të rëndësishme të furnizimit nga Turqia për kryengritësit.

Kjo ishte zmbrapsja e parë e militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik, prej se ata kanë arritur avancime madhore në këtë territor prej majit të vitit të kaluar, kur ata i okupuan hapësirat afër vendkalimit kufitar me Turqinë, Azaz. (REL)