Gaz lotsjellës në qendër të Prishtinës
08.04.2016 11:26
Hedhja e gazit është bërë disa metra larg nga vendi ku po bëhet inaugurimi...

Përderisa po përgatitet ceremonia e inaugurimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në qendër të Prishtinës, persona të panjohur kanë hedhur në dy tri raste gaz lotsjellës, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë të cilët janë në vendin e ngjarjes.
Hedhja e gazit është bërë disa metra larg nga vendi ku po bëhet inaugurimi.
Hedhja e gazit lotsjellës është bërë gjatë kohës kur mysafirët po zënin vendet e tyre, për përcjelljen e ceremonisë.
Policia e Kosovës po bën përpjekje për identifikimin e këtyre personave, por ende nuk ka dhënë ndonjë version zyrtar lidhur më këtë incident. (REL)
